SHOWBIZ, VIDEO — April 16, 2018 at 11:46 am

E pa pritur, Vedati largohet nga “Stupcat”! – Ja pse… (VIDEO)

by

“Stupcat” të përbërë nga treshja humoristike, Vedat Bajrami, Mensur Sfaçiu dhe Osman Azemi, janë ndër më të pëlqyerit e humorit aktual në vend, shkruan Kosovarja.

Sinkronizimi që gëzojnë mes vete, sigurisht i ka bërë kaq të dashur për publikun shqiptar, duke qenë se para profesionit, ata kanë një relacion shumë të afërt miqësor.

Por, si duket Vedatit i ka mbetur syri edhe në muzikë, aq sa këtë gjë e konfirmon fotoja e fundit e publikuar nga ky i fundit, teksa konfirmon se do të jetë pjesë e këngës së reperit Lumi B.

E kjo nuk është hera e parë që Vedatin e shohim në një videoklip reperësh, pasi që kënga e Gjikos ishte e para ku ai mori pjesë me njërin nga rolet e shumë pëlqyera” Sahir Plisi”. Të jetë kjo një shenjë se Vedati po shkëputet dalëngadalë nga grupi i “Stupcave”?

Me sa kuptohet nga raporti i tyre, kjo gjë nuk do të ndodhë, derisa gjithçka mes tyre funksionon për mrekulli, e të tillë i do audienca. /Kosovarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*