LAJME, VIDEO — April 15, 2018 at 3:36 pm

Pogradecari përdhunoi të bijën, përgjigja e ADN nxjerr të vërtetën tronditëse (VIDEO)

by

55-vjeçari nga Velçani i Pogradecit, Ligor Biba, është i ati i fëmijës së 15-vjeçares, e cila e akuzoi se e përdhunoi dhe e la shtatzënë.

Edhe pse Biba ka mbajtur qëndrim mohues ndaj përdhunimit të të miturës, si gjatë hetimit ashtu edhe në gjykim, analiza e ADN-s që ju bë foshnjës së sapolindur, konfirmoi atësinë e tij.

Ka qenë 55-vjeçari që i ka kërkuar gjykatës, kryerjen e analizës së ADN-s, përgjigjet e së cilës kanë rënduar pozitën e tij proceduriale.

Ligor Biba u denoncua nga e mitura në Tetor të vitit të kaluar, pasi infermierja e fshatit zbuloi se vajza ishte në muajin e 8 të shtatëzanisë.

Procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të miturit./abcnews.al/

SHIKO VIDEONT EK LINKU ME POSHT

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*