SHOWBIZ — March 13, 2018 at 7:27 pm

Mbretëresha e re e Instagramit: Vajza e Ermal Mamaqit thyen rekordin shqiptar që ditën që u lind (Foto)

by

Ditën e djeshme në orën 5 të mëngjesit Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë. Ami solli në jetë një vajzë të shëndetshme duke e bërë kështu Joelin me motër. Lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes, Ermal Mamaqi e ndau me fansat në Instagram duke postuar një foto të adhurueshme ku shfaqej me Amin teksa mbante vajzën e porsalindur në krahë.

Brenda pak orësh kjo foto ka arritur plot 164 mijë pëlqime duke thyer kështu rekordin e fotos shqiptare më të pëlqyer në Instagram.
Foto më e pëlqyer deri dje ishte foto e postuar nga Xhensila Myrtezaj ku shfaqej me Bes Kallakun ditën e dasmës e cila numëronte 133 mijë pëlqime. ShikoVideon e plot me posht⤵️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*